Ekspertët pretendojnë se një algoritëm i ri mund të dallojë depresionin tek përdoruesit e Twitter me pothuajse 90% saktësi.
Ekipet nga Universiteti Brunel dhe Universiteti i Leicester analizuan 38 ‘pika të veçanta‘ të të dhënave nga mijëra profile të ndryshme në Twitter.
Këto përfshinin gjëra të tilla si lloje specifike të përmbajtjes, kur u dërguan tweet-et dhe kujt.
Ekipi hulumtues thotë se sisteme të ngjashme mund të kenë një sërë përdorimesh të ndryshme në të ardhmen në platforma të shumta, të tilla si diagnostikimi i hershëm i depresionit ose hetimet policore.
“Ne testuam algoritmin në dy baza të dhënash të mëdha dhe krahasuam rezultatet tona me teknikat e tjera të zbulimit të depresionit”, ka thënë Prof. Abdul Sadka, Drejtor i Institutit të Ardhmërisë Dixhitale të Brunel.
“Në të gjitha rastet, ne kemi arritur të tejkalojmë teknikat ekzistuese për sa i përket saktësisë së klasifikimit të tyre”.
Duke përdorur grupin e të dhënave të depresionit të Tsinghua Twitter, ekipi arriti një saktësi prej 88,39%, ndërsa një saktësi prej 70,69% u arrit duke përdorur të dhënat e CLPsych 2015 të Universitetit John Hopkins.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kush është Ilya Sutskever, shkencëtari i shkëlqyer që u largua nga OpenAI
-
Si e ktheu inteligjenca artificiale një YouTuber-e ukrainase në ruse?
-
Mustafa Suleyman: AI do të na bëjë të pasur, por nëse i bëjmë gjërat siç duhet
-
OpenAI konsideron të lejojë përdoruesit të krijojnë pornografi të krijuar nga AI
Lajmet kryesore
-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
Emigrantët, gjysma e BE-së kërkon të ndjekë modelin e Shqipërisë me Italinë
-
Kryeministri sllovak jashtë rrezikut për jetën, por mbetet në terapi intensive
-
Allen pas takimit me Kurtin: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet që kanë bërë Kosova dhe Serbia