Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologji dhe Inovacionit (MAShT), Arbërie Nagavci, për grevën e cila është paralajmëruar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë (SBAShK-u), konsideron se nuk është koha për një gjë të tillë.
Ajo në një prononcim për agjencinë e lajmeve KosovaPress, është shprehur se bashkë me mësimdhënësit duhet të japin maksimumin për të përmirësuar rezultatet në arsim.
“Unë nuk besoj që është koha për greva, Qeveria e Kosovës është duke punuar shumë. Humbjet tek nxënësit kanë qenë të mëdha, kështu që besoj që bashkë me të gjithë mësimdhënësit dhe SBAShK-un duhet të japin maksimumin për fëmijët tanë. Ka shumë nevojë për përmirësim të rezultateve në arsim”, deklaroi Nagavci.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Kulturës ka kërkuar nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, që pas rritjes së çmimeve të disa artikujve esenciale, punëtorët në sistemin arsimor të marrin shtesa prej 100 eurosh nga muaji i ardhshëm.
Mos plotësimi i kësaj kërkese sipas Sindikatës në fjalë mund të shkaktojë edhe veprime sindikale, pa përjashtuar këtu edhe grevat.
“SBASHK i është drejtuar ministres Nagavci që ajo ta ngritë në Qeveri dhe të aprovohet kërkesa e SBASHK-ut që nga muaji prill një shtesë prej 100 euro mbi pagat aktuale për të gjithë të punësuarit në sistemin arsimor dhe në shkencë e kulturë dhe kjo të vlej deri në kohën kur Ligji i pagave, pas dakordimit e marrëveshjes me SBASHK-un dhe sindikatat tjera të aprovohet dhe të nis së zbatuari”, thuhet në njoftimin e SBASHK.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Nga presionet politike te krimi i organizuar, bilanci i Altin Dumanit te “Ligjet”
-
Gjiknuri: I qëndrojmë variantit të votimit me postë për Diasporën
-
Spanja, Norvegjia dhe Irlanda njohin Palestinën: Precedentët e mëparshëm dhe pse asgjë nuk ndryshon
-
PDK po dëshiron ta shmang elefantin në dhomë – Asociacionin