Kosova

Dy persona të plagosur në Gjonaj të Prizrenit, njëri me armë zjarri


Ilustrim

Si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Gjonaj të Prizrenit, dy persona janë lënduar, njëri prej tyre me armë zjarri.

Lajmin për “Albanian Post” e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se njëri nga dy personat është lënduar me mjete të forta, ndërsa tjetri me armë zjarri.

Ai njoftoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, derisa theksoi se personat e dyshuar janë në kërkim nga policia.

“Njësitet relevante të policisë menjëherë iu kanë përgjigjur rastit. Personat e dyshuar janë të njohur për policinë e Kosovës dhe njësitet policore janë në kërkim të tyre”, tha Gashi.

Lidhur me këtë të gjitha veprimet hetimore nga njësitë relevante të policisë janë në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Deri më tani nuk dihen detaje të tjera për këtë rast.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore