Kosova

Plagosen tre persona në Pejë


Policia e Kosoves

Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit mbrëmjen e së mërkurës në Pejë.

Lajmin për “Albanian Post”, e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes po qëndrojnë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

“Rreth orës 21:25 në rrugën ‘Bekim Berisha’ në Pejë, tre persona janë lënduar nga arma e zjarrit, të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e spitalit për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitet kompentete”, tha Gashi për AP.

Nga Prokuroria e Pejës kanë thënë për mediat në Prishtinë se personat e plagosur janë familjarë mes vete, derisa bëhet e ditur se personi i dyshuar për këtë rast ndodhet në arrati.

Për shkak të plagëve që kanë marrë, pas ndihmës në Spitalin e Pejës, të plagosurit janë nisur për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Siç raportohet, gjendja e njërit prej të plagosurve është e rëndë.

Dy persona të plagosur në Gjonaj të Prizrenit, njëri me armë zjarri

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore