Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i tha presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se vendi i tij “si i tërë” ishte i gatshëm të vepronte si garantues i sigurisë për Ukrainën.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Gebestreit, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Scholz demonstroi “gatishmëri të përgjithshme” për rolin e dorëzanit të sigurisë në një bisedë telefonike me Zelensky.
Gebestreit shtoi se nuk donte të spekulonte nëse roli i garantuesit të sigurisë do të përfshinte gjithashtu një komponent ushtarak.
Britania thuhet se e ka konsideruar kërkesën e Ukrainës si një garantues të sigurisë së saj, por përjashton angazhimin e anëtarëve të NATO-s në Aleancë.
Pas bisedimeve në Stamboll të martën, përfaqësuesi i delegacionit ukrainas në bisedimet me Rusinë, Oleksandr Chaly, shpjegoi se Ukraina kërkon garanci sigurie nga Perëndimi, si për vendet e NATO-s.
“Unë kam theksuar tashmë se këto garanci janë praktikisht analoge në përmbajtjen dhe formën e tyre me nenin 5 të Traktatit të NATO-s”, deklaroi Chaly.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
Allen pas takimit me Kurtin: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet që kanë bërë Kosova dhe Serbia
-
Kryeministri sllovak jashtë rrezikut për jetën, por mbetet në terapi intensive
-
Të hënën arrin në Kosovë kontingjenti i 41-të i ushtarëve kroat në kuadër të KFOR-it
Lajmet kryesore
-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
Emigrantët, gjysma e BE-së kërkon të ndjekë modelin e Shqipërisë me Italinë
-
Kryeministri sllovak jashtë rrezikut për jetën, por mbetet në terapi intensive
-
Allen pas takimit me Kurtin: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet që kanë bërë Kosova dhe Serbia