“Brezovica 3” – një muaj paraburgim për doganierin dhe kryetarin e bordit të “Ski Center Brezovica”
Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve N.G zyrtar doganor dhe S.I menaxher në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, të dyshuar për veprën penale “marrje e ryshfetit, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj.
Bazuar në njoftimin e bërë për media thuhet se, Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.
“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara si më lartë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe Aksioni “Brezovica 3”, i zhvilluar të mërkurën e 16 marsit kishte përfunduar me bastisjen e shtatë lokacioneve të ndryshme ku me ç’rast ishin arrestuar një doganier dhe kryetari I Bordit të “Ski Center Brezovica”
Nga aksioni policor “Brezovica”, deri tani janë arrestuar mbi 30 persona, disa prej tyre zyrtarë. Ata dyshohen për veprat penale “marrje ryshfeti” dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare”
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Austria do të rifillojë ndihmën për agjencinë e OKB-së për palestinezët
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Humbën ndaj “Frontit Evropian”, liderët e “VLEN”-it takohen me Kurtin – i përgëzon për rezultatin
-
Kurti: Për 4 vjet krijuam 87 mijë vende të reja pune
Lajmet kryesore
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
-
Izraeli po e torturon Marwan Barghoutin, Mandela palestinez tashmë nuk njihet
-
Humbën ndaj “Frontit Evropian”, liderët e “VLEN”-it takohen me Kurtin – i përgëzon për rezultatin