Akademia Olimpike e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), është bërë anëtare me të drejta të plota në Akademinë Olimpike Ndërkombëtare (IOA).
KOK kishte aplikuar për anëtarësim muajin e kaluar, ndërsa konfirmimi zyrtar ka ardhur sot, me përfshirjen e Kosovës në mesin e të gjitha Akademive tjera Olimpike Kombëtare, njofton KOK.
Është ky një hap tjetër drejt zhvillimit të mëtutjeshëm të Akademisë Olimpike, e cila u themelua nga KOK-u vetëm muaj më parë.
Qëllimi i Akademisë Olimpike të Kosovës është të promovojë vlerat olimpike dhe shpirtin olimpik në Kosovë, me fokus të veçantë edukimin e stafit profesional në fushën e sportit.
Me këtë rast, javën e kaluar, u organizua kursi teknik për trajnerët dhe gjyqtarët e mundjes, ndërsa që nga kjo javë do të nis edicioni i tretë i Kursit të Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC).
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Tani Netanyahu është i rrethuar nga gjeneralët dhe vendi është me Ushtrinë
-
Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit