Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takimin me dyer të mbyllura me anëtarët e Këshillit Kombëtar ka prezantuar ndryshimet me vendim Kryesie sa i përket organizimit të Grupit Parlamentar.
“Fillimisht dua të ju informoj se me një vendim të përbashkët timin dhe të Kryetarit të Grupit Parlamentar Alfred Rushaj, kemi vendosur me dakordësi, që drejtimi i Grupit, me sfidat e reja që kemi përpara, t’i kalojë Enkelejd Alibeaj”.
Nga ana tjetër, është propozuar si nënkryetar i Kuvendit dhe i PD-së, Agron Gjekmarkaj i cili është miratuar me votë.
Ndryshimet e tjera që do të propozojë kanë të bëjnë me drejtimin e komisioneve parlamentare dhe në Byronë e Kuvendit.
Kryetare e Komisionit të Shëndetësisë është propozuar Grida Duma. Flutura Açka është një tjetër ndryshim i propozuar, konkretisht si kryetare e Komisionit të Arsimit.
Ndërsa, nënkryetare e Komisionit të Ligjeve është propozuar Dhurata Çupi.
Edhe për sekretariatin për Buxhetin ka pasur të propozuar emër, ku Xhelal Mziu pritet të votohet si sekretar.
Tek sekretartiati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, anëtar është propozuar Bledion Nallbati. Dashnor Sula do të votohet tek Sekretariati për Statusin e Deputetit si sekretar.
Ndërsa, në Sekretariatin për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet është propozuar Lindita Metaliaj si anëtare.
Kryedemokrati ka bërë me dije se në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar, do duhet në zbatim të rregullores që të miratojnë Sekretariatin e Këshillit Kombëtar
dhe caktimin e Departamenteve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Promovimi i barazisë, përfshirjes sociale dhe mosdiskriminimit në Shqipëri
-
Parashikimi i motit, 19 maj 2024
-
Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit dhe dy punonjës në gjendje të rëndë
Lajmet kryesore
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Promovimi i barazisë, përfshirjes sociale dhe mosdiskriminimit në Shqipëri
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit