Zhou takim me Kumbaron: Do rritet përpjekja për të tërhequr më shumë turistë kinezë në Shqipëri
Ambasadori kinez, Zhou Ding, ka zhvilluar një takim me ministren e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, ku shkëmbyen mendimet për thellimin e bashkëpunimit në fushat e turizmit dhe mbrojtjes së mjedisit.
“Të dyja palët do bëjnë përpjekje të përbashkëta për të tërhequr më shumë turistë kinezë në Shqipëri. Kina është një nga tregjet më të rëndësishme globale në turizëm, me 150 milionë njerëzish në vit që lëvizin jashtë vendit. Miqësia tradicionale dhe marrëdhëniet e ngushta ekonomiko-tregtare, janë një bazë e fortë për bashkëpunimin turistik”, shkruhet në deklaratën e Ambasadës kineze.
Gjithashtu theksohet se Shqipëria ka një histori të lashtë, peizazhe të bukura dhe njerëz mikpritës.
“Mirëpresim më shumë turistë kinezëta vizitojnë Shqipërinë e bukur. Ne shpresojmë që më shumë miq shqiptarë të vizitojnë Kinën”.
1/3 Ambasadori Zhou pati një takim të këndshëm me 🇦🇱Ministren @MirelaKumbaro ku shkëmbyen mendimet për thellimin e bashkëpunimit 🇨🇳🇦🇱në fushat e turizmit dhe mbrojtjes së mjedisit. Të dyja palët do bëjnë përpjekje të përbashkëta për të tërhequr më shumë turistë kinez në Shqipëri. pic.twitter.com/gK7fzKc75m
— ChinaEmbassy Tirana (@ChinaembassyT) January 14, 2022
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Digjitalizimi i FSHF/ Duka takim pune me ekspertë nga Federata e Futbollit të Arabisë Saudite
-
Nikolla takim me senatorin Casini: Italia mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Varshava do të shpenzojë 2.3 miliardë për të forcuar kufirin e saj me Ukrainën
-
Kurti s’po guxon ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Kushtetuese, thotë Haziri