Borell dhe von der Leyen përgëzojnë Serbinë për hapjen e kapitullit të 4-të në negociatat me BE-në
Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borell, në rastin e hapjes së kapitullit të katërt për Serbinë në negociata me BE-në, ka përgëzuar Serbinë për rezultatet e arritura.
Ai tha se për Beogradin është e rëndësishme “të vazhdojë të punojë në sundimin e ligjit, harmonizimin e politikës së jashtme dhe atë të sigurisë me unionin evropian, si dhe dialogun me Prishtinën”.
“Ju përgëzoj juve në këtë hap të rëndësishëm të rrugës së Serbisë drejt Bashkimit Evropian. Tani është e rëndësishme që të vazhdohet në bashkërendimin e me politikën e jashtme dhe të sigurisë evropiane dhe dialogun Kosovë-Serbi”, shkroi ai në Twitter.
Today, we open Cluster 4 on the Green Agenda and sustainable connectivity for Serbia.
Congratulations @anabrnabic on this important step on Serbia’s EU path.
Now, important to advance on the work ahead, including on Rule of law, CFSP alignment & the Belgrade-Pristina Dialogue
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) December 14, 2021
Gjithashtu edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përgëzuar Serbinë për progresin e arritur.
“E mirëpres ngrohtësisht atë që Serbia ka hapur diskutimet për kapitullin e agjendës e gjelbërt dhe lidhshmërisë e qëndrueshme në bisedimet për anëtarësim në BE”, shkroi ajo në Twitter.
“Ky është një hap i rëndësishëm i paraparë nën metodologjinë tonë të rishikuar që do të shpejtojë negociatat”, tha mos tjerash von der Leyen.
Ajo gjithashtu tha se kjo “është sinjal i vendosmërisë së BE-së drejt Ballkanit Perëndimor”.
I warmly welcome that 🇷🇸 today opened discussions on the green agenda & sustainable connectivity cluster in its 🇪🇺 accession talks.
This important step foreseen under our revised methodology will speed up negotiations.
It’s also a signal of 🇪🇺 commitment to the Western Balkans
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) December 14, 2021
Derisa Serbia, po shënon ngritje karshi perceptimit dhe matjes së progresit evropian, Kosova ka bërë “progres të kufizuar” sipas Raportin të Komisionit Evropian.
Në kuptimin politika, raporti i KE-së shkruante se gjatë periudhës për të cilën është raportuar, Kosova ishte karakterizuar me destabilitet politik/
Po ashtu përfshirë aktivtetet legjislative ishin të kufizuara për shkak të jostabilitetit politik,
Në të gjitha pikat e rëndësishme shkruhej se “Kosova është ende në fazë të hershme”, sa i përket edhe luftimit të krimit dhe korrupsionit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Deklarata e Kurtit për 78 mijë vende të reja pune, Tahiri: Lëri përrallat, stop abuzimit me shifra imagjinare
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’pe kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit
-
Presidentja e Gjeorgjisë vë veton ndaj ligjit për “agjentët e huaj”
-
Arratisja e Sekiraqës, Haxhiu akuza ndaj gjyqtarëve: Ky rast ngre dyshime për përfshirje në korrupsion
Lajmet kryesore
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
Iran, shtatë persona të varur në një ditë – dy prej tyre, gra
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’pe kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit