Analisti politik serb, Dragomir Andjellkoviç, konsideron se nëse Rusia me “Gazprom”-in e saj, i shet Serbisë me çmim më të lirë gaz për “Srbijagas”-in, kjo do të jetë “një propagandë jashtëzakonisht efektive për imazhin e Moskës nëpër botë”.
Kjo, sepse, “Rusia do të paraqitet mirë para botës, se kinse me aleatët besnikë ajo din të sillet edhe mirë”.
Çështje imazhi për Rusinë, sipas tij, është krejt trumbetimi i çështjes së gazit “si gjë jetike për Serbinë dhe qytetarët e saj” nga Aleksandër Vuçiç.
“Çështja e gazit sigurisht se futet në agjendë, por zakonisht nuk bëhet temë. Kurse tash është qendrore, për shkak të kontekstit gjeopolitik”.
Interesi rus ndaj Serbisë, thotë ai, është se “Serbia i reziston presionit perëndimor, qëndron ushtarakisht neutrale, dhe është e fuqishme edhe duke mos qenë në NATO”.
Dhe, sipas kësaj, rusëve u leverdisë që të “mbështesin një mik që mbron interesat e saj”, konsideron ai.
“Është imazhi i Moskës që tani i demonstrohet të gjithëve, përmes relacioneve me Serbinë. Që do të thotë: ‘Është mirë të jeni miq të Rusisë’ ose ‘Të jeni besnikë ndaj Rusisë, kjo gjë shpaguhet’”, elaboron analisti politik.
“Nëse Serbia merr çmim të volitshëm, propaganda është e jashtëzakonshme”, thotë ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
-
Të punosh në Vatikan: Vetëm një ditë leje për lindjen e fëmijëve, sanksione edhe për sjelljen në jetën private
-
Osmani takon të dielën Nënsekretaren Allen, nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Iran, shtatë persona të varur në një ditë – dy prej tyre, gra
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit