Zyrtarët e Kompanisë kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), kanë bërë të ditur se që nga muaji prill i vitit 2022, qytetarëve të Kosovës fatura e energjisë mund t’iu vijë me mbi 30 për qind më e lartë sesa që është aktualisht.
Sipas tyre, kriza energjetike në Evropë, mund të ketë impakt direkt në Kosovë, duke ndikuar në rritje të menjëhershme të çmimit.
“Rritja do të jetë e domosdoshme, mbi 30 për qind, në bazë të gjendjes së tanishme. Mirëpo, çfarë do të ndodhë gjatë muajve të dimrit, cili do të jetë konsumi? Cili do të jetë çmimi i importit? Cili do të jetë pastaj edhe prodhimi vendor? Kjo e determinon edhe rritjen”, ka thënë për REL, Viktor Buzhala, i cili mban pozitën e zëdhënësit në KEDS.
Mes tjerash, zyrtarët nga KEDS, kanë theksuar se çmimi në Kosovë nuk pritet të ndryshojë të paktën deri më 1 prill të vitit 2022, kur Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) të bëjë rishikimin e rregullt të tarifave.
Gjithsesi, aktualisht, qytetarët e Kosovës, paguajnë çmimin më të ulët të energjisë së shpenzuar elektrike, krahasuar me shtetet e rajonit, pasi që për një kilovat në orë, ata paguajnë rreth 6 centë.
Ndërkaq, vendet e rajonit paguajnë kosto më të lartë bazuar në të dhënat e Agjencisë Evropiane të Statistikave. Qytetarët serbë paguajnë 8 centë për një kilovat orë dhe njëjtë paguajnë edhe ata të Maqedonisë së Veriut.
Në Bosnjë dhe Hercegovinë një kilovat orë paguhet rreth 9 centë, ndërsa 9.5 centë paguajnë shqiptarët e Shqipërisë.
Listën për pagesën më të lartë në Ballkanin Perëndimor e kryeson Mali i Zi, pasi që malazezët për një kilovat orë paguajnë jo më pak se 10 centë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hovenier viziton në Leposaviq ushtarët amerikanë të KFOR-it
-
Varshava do të shpenzojë 2.3 miliardë për të forcuar kufirin e saj me Ukrainën
-
Nikolla takim me senatorin Casini: Italia mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Varshava do të shpenzojë 2.3 miliardë për të forcuar kufirin e saj me Ukrainën
-
Serwer: S’ka kuptim që Kosova të kushtëzohet me themelim të Asociacionit për t’u anëtarësuar në KiE