Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, gjatë një debati televiziv i ka kujtuar deputetit të PD-së, Flamur Noka, se kanë “dy muaj që merren me njëri-tjetrin, ndërkohë që duhet të merreshin me Edi Ramën”.
Fillimisht ishin këndvështrimet e ndryshme mbi protokollin që përplasën dy anëtarët e PD-së.
Ishte Noka ai që akuzoi se janë hequr pika nga neni për mbledhjen e Kuvendit.
Sipas tij, 4 mijë e 200 formularët u dorëzuan tek i vetmi institucion i ligjshëm, Kuvendi Kombëtar.
“Ata kanë firmosur për shkarkimin e Bashës dhe Bardhit, nuk mund t’i çoj t’i verifikojnë ata”, iu drejtua Noka – numrit dy të PD-së.
Për Bardhin, kjo përplasje nuk është një çështje versionesh.
Sekretari ka theksuar se çdo letër protokollohet në zyrën e protokolleve.
Ai ka nënvizuar se Noka e di procedurën si mblidhet Kuvendi Kombëtar apo faktin që vulosen dhe protokollohen shkresa.
“Çdo shkresë që hyn merr një numër protokolli. Nuk ka ndryshuar statuti dhe nenet janë identike me ato të vitit 2009”, ka siguruar Bardhi.
Në përplasje e sipër, deputeti ka ravijëzuar se vepron sipas statutit jo fjalëve të sekretarit Bardhi.
Duke folur për dialog, numri dy i PD-së, deklaroi se nëse Noka do të kishte pasur interes – do të kishte ndjekur procedurën që ai vetë e ka thënë më 29 tetor.
“Kryetari”, sipas Bardhi, “nuk ka folur për përjashtime, por mbrojtje të interesave të PD-së”.
Sekretari garantoi se nëse dikush e dëmton atë interes – rregullat e statutit do të duhet të zbatohen.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
-
SPAK zbardh skemën: Grupi i Ervis Martinajt aleancë me Arben Ndokën dhe Emiljano Shullazin për të eliminuar Durim Bamin
-
Megaoperacioni i SPAK: Goditen 7 grupe kriminale, 50 urdhër-arreste dhe 4.5 milionë euro të sekuestruara
Lajmet kryesore
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
-
Izraeli po e torturon Marwan Barghoutin, Mandela palestinez tashmë nuk njihet
-
Humbën ndaj “Frontit Evropian”, liderët e “VLEN”-it takohen me Kurtin – i përgëzon për rezultatin