Policia e Kosovës, ka njoftuar se kanë vazhduar edhe për 10 ditë afatin e konkursit për pranimin e zyrtarëve të rinj policorë.
Në një njoftim për media thuhet në bazë të Ligjit për Policinë, Ligjit për Barazi Gjinore, Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Udhëzimin Administrativ mbi Marrëdhënien e Punës në Policinë e Kosovës, dhe Vendimin e Drejtorit të Përgjithshëm Policia e Kosovës vazhdon afatin e konkursit të hapur për zyrtarë policorë.
Tutje është bërë e ditur se afati për paraqitjen e aplikacioneve vazhdohet edhe për dhjetë (10) ditë duke filluar nga data 17 Nëntor 2021 deri me datë 26 Nëntor 2021
“Me qëllim të ofrimit të mundësisë edhe më të gjatë kohore për aplikim, si dhe të ju mundësohet aplikimi online në stacionet policore edhe kandidatëve të cilët kanë vështirësi për aplikim online (ju mungojnë pajisjet për aplikim si dhe nuk kanë qasje në internet)”, thuhet në njoftimin e tyre në rrjetin social Facebook.
Sqarim: Pra kandidatët të cilët kanë vështirësi për aplikim online (ju mungojnë pajisjet për aplikim si dhe nuk kanë qasje në internet) mund të drejtohen në stacionin policor më të afërt për të bërë aplikimin online.
Vëmendje: Kriteret në konkurs mbeten të njëjta si dhe kandidatët të cilët kanë konkurruar në këtë konkurs nuk është e nevojshme të aplikojnë përsëri.
Ndërkaq, Policia e Kosovës më 28 tetor, kishte hapur konkurs për pranimin e zyrtarëve të rinj policorë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
20 ekipe shpëtimi dhe dronë u dërguan në vendin e rrëzimit të helikopterit të presidentit iranian
-
Kurti i ankohet Allenit që Komiteti i Ministrave s’e shqyrtoi kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës
-
Perez: Orbani do të sakrifojë Kosovën për të mbajtur afër Serbinë
-
Rrëzohet helikopteri ku ndodhej presidenti iranian, sipas mediave shtetërore
Lajmet kryesore
-
Rrëzohet helikopteri ku ndodhej presidenti iranian, sipas mediave shtetërore
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO konfirmon masat arrest në burg për 9 të arrestuar
-
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
-
Kurti i ankohet Allenit që Komiteti i Ministrave s’e shqyrtoi kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës