Shefi i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Lukas Mandle, pasi ka përcjell mbarëvajtjen e zgjedhjeve në shkollën Fillore “Faik Konica” në Prishtinë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë për të dhënë kontributin e tyre në forcimin e demokracisë.
“Faleminderit për interesimin. Është gjithçka për demokracinë, është për votat në 21 komuna të Kosovës. Është e rëndësishme për BE-në që demokracia të triumfojë”, tha Mandle.
Ai ka thënë se “ne jemi 62 vëzhgues në këto komuna dhe po e shikojmë nga afër mbarëvajtje”.
“Ne do ta përcjellim nga afër edhe rezultatet pas mbylljes së vendvotimeve, të martën në ora 12 do ta publikojmë raportin për raundin e dytë”.
“Kur them se është gjithçka është për demokracinë, dua t’i inkurajojë qytetarët që të votojnë dhe të kontribuojnë për demokracinë, pasi BE-ja e zyrtarë të tjerë të zgjedhjeve janë duke bërë shumë që të forcojnë demokracinë në Kosovë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Varshava do të shpenzojë 2.3 miliardë për të forcuar kufirin e saj me Ukrainën
-
Nikolla takim me senatorin Casini: Italia mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
-
Osmani takohet me Hillary Clinton-in: SHBA-ja vazhdon ta ndihmojë Kosovën
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Varshava do të shpenzojë 2.3 miliardë për të forcuar kufirin e saj me Ukrainën
-
Serwer: S’ka kuptim që Kosova të kushtëzohet me themelim të Asociacionit për t’u anëtarësuar në KiE