Sergio Ramos u largua nga Real Madrid-i pas 16 vitesh për t’iu bashkuar Paris Saint-Germain si transferim i lirë.
Mirëpo, tre muaj pas fillimit të sezonit, Ramos ende nuk ka debutuar në fushë me fanellën e Paris-it.
Dhe, ndjesia nga doktorët e skuadrës, është që do të jetë shumë e vështirë për Ramos-in të rikthehet në nivelin më të lartë.
Që nga fillimi i vitit, Ramos ka luajtur vetëm shtatë ndeshje, duke u penguar vazhdimisht nga një lëndim në gju.
Pas testeve të shumta, në Paris besohet që do të jetë shumë e vështirë për 36-vjeçarin spanjoll që ndonjëherë të rikthehet në nivelet më të larta.
Një transferim i cili u prit ndryshe, dhe doli krejtësisht ndryshe.
Si duket, me largimin nga Madrid-i, ka përfunduar edhe karriera e Sergio Ramos në nivelin më të lartë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Nikolla takim me senatorin Casini: Italia mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
-
Serwer: S’ka kuptim që Kosova të kushtëzohet me themelim të Asociacionit për t’u anëtarësuar në KiE