Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, ka deklaruar se Shqipëria është në emergjencë për furnizimin me energji elektrike.
Një plan i posaçëm i Qeverisë për ta përballuar këtë krizë, do të shpallet zyrtarisht të shtunën e 9 tetorit.
“Është e diktuar një situatë e rritjes marramendëse të rritjes së energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare” theksoi Rama. “Ky vendim, i jep shtetit mundësinë që të ndërhyjë me instrumenta financiarë apo administrativë për ta përballuar situatën.
Gjithçka sipas kryeministrit është përllogaritur. Plani i posaçëm, do të shkojë në ndihmë të konsumatorëve të të gjithë shtresave.
Nga analiza e ekspertëve, qoftë vendorë apo ndërkombëtarë, Rama cilësoi se çdo vend i botës ka filluar të marrë masa mbi përballimin e kësaj krize të re. Detajet gjithsesi, varen nga shumë faktorë. Ndër to, edhe mënyra e përballimit të pandemisë dhe ringritjet që shtete të ndryshme kanë parë në masa të ndryshme.
Rritja e madhe dhe ‘plani’ i PD
Në masë të përgjithshme, ekspertët mendojnë se tërësisht, kriza do të zgjasë deri në gjysmën e vitit 2022. Por, edhe pas asaj periudhe, nuk mund të këndojmë fitore.
“Edhe pas kulmit, çmimet nuk do të kthehen aty ku ishin më parë. Ajo që ne na takon, është të mbrojmë konsumatorët tanë”, ritheksoi kreu i Qeverisë.
Mbi çmimin e energjisë, ashtu si ai ka deklaruar edhe më parë, e përsëriti se Shqipëria e ka ndër më të ultit në rajon. Përpos kësaj, çmimi varet edhe nga prurjet. Ndërsa në nivel ndërkombëtar, kostoja e energjisë do të varet nga kërkesa oferta.
Për këtë shkak, nëse Shqipëria hyn në treg për të blerë, ajo duhet ta bëjë këtë gjë me çmimin që ka caktuar tregu ndërkombëtar.
Në një paralelizëm me pikat që kreu i demokratëve, Lulzim Basha, ka propozuar për përballimin e krizës, Rama ka parashtruar se gjërat nuk funksionojnë siç thotë drejtuesi i partisë më të madhe opozitare në vend.
“Teoria ul këtë, hiq atë, ka një problem. Paratë në këtë mënyrë, ikin. Me çfarë do të përballojë atëherë Qeveria mbrojtjen e konsumatorëve, nëse hiqen këto burime financiare?”.
Ai shpjegoi se në vende të mëdha, taksat janë shumë më të larta, ndaj për to është e përballueshme të veprojë kështu. Por, për Shqipërinë kjo është e papërballueshme.
Mungesa të energjisë gjithsesi, nuk do të ketë. Kryeministri e ka përjashtuar tërësisht një skenar të tillë, duke thënë se për gjithçka flitet këtu, është mbrojtja e konsumatorit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Balla takim në Drejtorinë e Policisë Kombëtare të Spanjës: Thellojmë bashkëpunimin, grupe të përbashkëta hetimore për aktivitetet kriminale
-
Operacioni i SPAK: Arrestohet Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës i rrëmbyer dhe zhdukur në 2015
-
Megaoperacioni i SPAK, zbardhen detaje nga akuzat për Durim Bamin
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Tre turistë spanjollë dhe një afgan u vranë nga një sulm në Afganistan
-
Serwer: S’ka kuptim që Kosova të kushtëzohet me themelim të Asociacionit për t’u anëtarësuar në KiE