Timothy Les, drejtori i agjensisë Evropa e Re në Universitetin e Kembrixhit, për “Demostat” është shprehur se qëllimi i qartë i Kosovës është të integrojë Veriun dhe jo të themelojë Asociacionin e Komunave Serbe.
“Në anën tjetër Serbia nuk e ka ndërmend ta njohë Kosovën, sepse nuk ka asnjë shtysë për këtë. Kjo gjë krijon një realitet të ri në Kosovë. Po bëhet çdo ditë e më e qartë se asnjë zgjidhje nuk do të arrihet për çëshjten e Kosovës përmes negociatave, të cilat do ta afektonin sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, ka deklaruar Les.
Ai thotë se beson se Ballkani i Hapur, ku marrin pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, nuk ka dështuar si nismë për shkak të bllokadave aktuale në Kosovë, por se “në fakt kjo që po ndodh tani është një stagnim shumë serioz”.
“Është e qartë se marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës tani do marrin trajektore rënëse, sepse Prishtina beson se nuk mund të tolerojë më status quo-në e pakënaqshme dhe dëshiron të krijojë fakte të reja politike në terren – më saktësisht, për të krijuar një shtet të bashkuar të Kosovës pa rajone të ndara etnikisht. Kjo është arsyeja pse ajo është në konflikt me Serbinë, e cila nuk do të pranojë atë që ajo e sheh si një përpjekje për të pastruar etnikisht Kosovën nga serbët”, tha Les.
Sipas tij, Kosova nuk do të ulet në tryezën e negociatave dhe të diskutojë anëtarësimin në ndonjë nismë të re rajonale, pjesë e së cilës është Serbia.
Prandaj Les beson se ai “nuk sheh një shans të madh” që Ballkani i Hapur të “lëvizë larg”, sepse për shkak të kundërshtimit të Kosovës për t’u bashkuar, as BeH as Mali i Zi nuk do ta bëjnë këtë.
“Ballkani i Hapur do të mbetet i kufizuar në Serbi, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, gjë që përfundimisht do të zvogëlojë entuziazmin e tyre për të arritur diçka domethënëse,” pohon Les.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
Allen pas takimit me Kurtin: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet që kanë bërë Kosova dhe Serbia
-
Kryeministri sllovak jashtë rrezikut për jetën, por mbetet në terapi intensive
-
Të hënën arrin në Kosovë kontingjenti i 41-të i ushtarëve kroat në kuadër të KFOR-it
Lajmet kryesore
-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
Emigrantët, gjysma e BE-së kërkon të ndjekë modelin e Shqipërisë me Italinë
-
Kryeministri sllovak jashtë rrezikut për jetën, por mbetet në terapi intensive
-
Allen pas takimit me Kurtin: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet që kanë bërë Kosova dhe Serbia