Skuadra kombëtare e Kosovës është rikthyer në stërvitje ditën e premte. Pas triumfit ndaj Gjeorgjisë, ata janë të fokusuar për ndeshjen e radhës.
Dardanët u rikthyen stërvitjes për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës kundër Greqisë, që zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në stërvitjen e sotme përzgjedhësi Bernard Challandes ka pasur në dispozicion 13 futbollistë, të cilët nuk luajtën në ndeshjen me Gjeorgjinë dhe ata që u aktivizuan si zëvendësues, teksa lojtarët e tjerë ndodhen në hotel për rigjenerim.
Gjatë kësaj seance, Dardanët punuan me intensitet në disa segmente të lojës, teksa fitorja e arritur në Batumi ka bërë që edhe atmosfera në ekip të jetë shumë e mirë dhe entuziaste.
Tani vetëbesimi brenda ekipit është edhe më i madh dhe të gjithë besojnë se paraqitja e mirë do të vazhdojë edhe në sfidën me grekët.
Një optimizëm të tillë pas kësaj stërvitje e kanë shfaqur edhe Milot Rashica, i cili për shkak të masave antiCovid të autoriteteve britanike ndaj shtetit gjeorgjian nuk pati mundësi t’i ndihmojë ekipit në ndeshjen e djeshme, si dhe mbrojtësi Betim Fazliji.
Kombëtarja e Kosovës nesër do ta zhvillojë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Greqinë, në orën 19:30.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
SPAK vijon të mbetet institucioni më i besuar nga shqiptarët, partitë politike të fundit
-
28 mijë masa brenda javës nga Policia Rrugore, kontrolle të shtuara me nisjen e sezonit turistik
-
Oferta e Macron për Evropën: ‘Ombrella bërthamore’ franceze për të mbrojtur unionin
-
Serbët s’morën pjesë, Kurti e cilëson si të suksesshëm procesin e regjistrimit të popullsisë