Rumania është “plotësisht e përgatitur” për t’u bashkuar me zonën Shengen, i tha kryeministri rumun, Florin Citu, homologut të tij holandez, Mark Rutte, në një bisedë telefonike të hënën.
“Pata një bisedë telefonike me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte. Ne analizuam perspektivat premtuese për bashkëpunim midis Rumanisë dhe Hollandës, duke u përqëndruar në forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe rritjen e dialogut politik,” shkroi Citu në një postim në Facebook.
“Qëllimi ynë legjitim për t’u bashkuar me zonën Shengen ishte një nga pikat kryesore të arritura në diskutimin me kryeministrin Rutte, të cilit i thashë se Rumania është, pa dyshim, plotësisht e përgatitur për të hyrë në zonën Shengen”, shtoi kryeministri rumun.
Evolucioni i pandemisë dhe procesi i vaksinimit në të dy shtetet ishin dy tema të tjera të diskutuara, tha gjithashtu Citu.
Zona Shengen u krijua gjatë Marrëveshjes Shengen. Marrëveshja u nënshkrua në qytetin e Shengenit, Luksemburg, në vitin 1985. Qëllimi kryesor i zonës Shengen është lëvizja e personave dhe mallrave, në vendet anëtare, pa kontrolle të brendëshme kufitare.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Policia kërkon nga vendkalimet kufitare dhe drejtoritë rajonale ndalimin e Enver Sekiraqës
-
Selimi vlerëson se pas dështimit në Këshill të Evropës, sanksionet ndaj Kosovës mund të pezullohen
-
Vodhën euro në bankat e vendeve të BE dhe tentuan t’i hidhnin në treg, arrestohen dy persona
-
Abuzim me tendera, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Bashkisë Patos dhe 6 zyrtarë
Lajmet kryesore
-
Ebrahim Raisi humb jetën pas rrëzimit të helikopterit, qeveria mbledhje urgjente
-
Abuzim me tendera, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Bashkisë Patos dhe 6 zyrtarë
-
Liderët globalë shprehin ngushëllime për vdekjen e presidentit iranian
-
Qeveria e Kosovës miraton projektligjin për marrëveshjen për burgjet me Danimarkën