Shteti finlandez ka njoftuar se nga data 16 gusht, të gjithë udhëtarët nga Kosova dhe Maqedonia Veriore nuk mund të futen në territorin e Finlandës, pa u vaksinuar plotësisht kundër Covid-19.
Si dëshmi e imunizimit, Finlanda do të pranoj vetëm vaksinat e pranuara nga autoritetet finlandeze.
Një ditë më parë, revista Schengenvisainfo, ka njoftuar se Qeveria e Finlandës miratoi vendimin për ndryshimin e masave kufizuese për udhëtaret që vijnë nga vendet jashtë Bashkimi Evropian dhe zonës Schengen, bazuar në shkallën e infeksionit.
Sipas vendimit të ri, udhëtarët e Kosovës dhe Maqedonisë Veriore, të cilët nuk janë vaksinuar kundër Covid-19, mund të hyjnë në Finlandë vetëm nëse janë duke u kthyer në Finlandë ose nga shtetet e BE-së, edhe nga zona Schemgen, apo edhe duke kaluar transit dhe për qëllime tjera të hyrjes, që ndodhen në listën e qëllimeve themelore nga autoritetet finlandeze.
Po ashtu javën e kaluar, Finlanda ua ndaloi hyrjen personave të cilët nuk janë të vaksinuar, e që vijnë nga Serbia, Azerbajxhani, Japonia, Koreja Jugore, Moldavia dhe Singapori.
Ndërsa, Finlanda ka raportuar gjithsej 1 mijë e 24 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar në një total prej 115 mijë e 305 numrin e rasteve të regjistruara që nga fillimi i pandemisë, tregojnë të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit