Ambasadorët e shteteve të Kuintit (Amerika, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia) me anë të një deklarate kanë kërkuar nga subjektet politike që të ndalojnë sulmet personale, nxitëse dhe spekulative.
Kjo deklaratë ka ardhur pas sulmeve ndaj kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, nga funksionarët e Lëvizjes Vetëvendosje të Kosovës.
Ata kërkuan që “ KQZ-ja të kujdeset për procesin zgjedhor “që të jetë transparent dhe i pzënë nga ndërhyrjet politike. Procedurat parazgjedhore, përfshirë certifikimin e kandidatëve, janë ende në proces”.
Ata deklaruan se besojnë që populli i Kosovës meriton “qetësi” dhe “pjekuri” nga të gjitha anët.
”Është e rëndësishme që vendimet ligjore të respektohen dhe rrugët e apelimit të ndiqen pa ndërhyrje. U bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga sulmet personale nxitëse dhe spekulative.”
Ambasadorët gjithashtu ju kanë bërë thirrje partive politike që të përfshihen në një garë të ndershme dhe të respektojnë masat anti-Covid.
Ata u shprehën gjithashtu se “qeveritë e vendeve janë të përkushtuara në mbështetjen për Kosovën që të jetë e sigurtë, begatshme dhe demokratike për qytetarët ”.
“Do të punojmë ngushtë me çdo qeveri që formohet përmes zgjedhjeve të lira në përputhje me kushtetutën”. /AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Presidentja e Gjeorgjisë vë veton ndaj ligjit për “agjentët e huaj”
-
Arratisja e Sekiraqës, Haxhiu akuza ndaj gjyqtarëve: Ky rast ngre dyshime për përfshirje në korrupsion
-
Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit dhe dy punonjës në gjendje të rëndë
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
Lajmet kryesore
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
Iran, shtatë persona të varur në një ditë – dy prej tyre, gra
-
Humbën ndaj “Frontit Evropian”, liderët e “VLEN”-it takohen me Kurtin – i përgëzon për rezultatin