Të premten e 18 qershorit është hapur zyrtarisht sezoni turistik në qytetin e Beratit. Këtë e bëri të ditur ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Klosi ka deklaruar se pastrimi është kryefjala e sezonit turistik. “Është shumë e rëndësishme që në këtë prag sezoni turistik, çdo qytet i qarkut të Beratit të jetë i pastër dhe i sistemuar nga pikëpamja vizive”.
Më tej ai shton se falë investimeve të Qeverisë është bërë i mundur pastrimi i mbetjeve nëpër lumenjtë e këtij Qarku.
“Pesë landfillet kryesore të bashkive të Qarkut Berat, janë rinovuar dhe nuk ekziston rreziku që fryrja apo kapërcimi i nivelit të lumit të transportojë prapë mbetjet anës lumenjve”.
Më tej ai ka shtuar se falë numrit të ulët të rasteve pozitive me COVID dhe vaksinimit masiv “është bërë e mundur që të jemi një vend i hapur përsa i përket turizmit”.
“Shifrat do të jenë prapë të konsiderueshme, qindra mijë vizitorë vendas dhe të huaj pritet t’i kemi përsëri këtë sezon turistik në Berat dhe detyra jonë është që ti paraqesim një kulturë tjetër, përsa i përket menaxhimit të hapësirave publike’, theksoi Ministri.
Sezoni turistik ‘Covid Free”
Më 18 maj ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, së bashku me Klosin, kanë deklaruar se brenda muajit maj do të përfundonte vaksinimi i punonjësve turistikë.
Ndër të tjera, ministrja e Shëndetësisë u shpreh se “vaksinimi është i rëndësishëm për të garantuar një sezon turistik më të lehtësuar, por zbatimi i protokolleve kundër Covid duhet të respektohet”.
Gjatë takimit Klosi u shpreh se këtë vit do të kemi një sezon “covid free”.
Ai, gjithashtu, njoftoi për shërbimin elektronik “aplikim për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi”, si risi dhe si mundësia e vetme për subjektet akomoduese apo të shërbimit për të marrë në përdorim stacione plazhi.
Ministri Klosi, në fjalën e tij, theksoi se ndotësit e mëdhenj duhet të jenë në një presion civil dhe legal. Ai shtoi se ata duhet të jenë pjesë e një kontrolli të krimit mjedisor.
Sipas tij, krimi mjedisor është krim penal. Klosi u shpreh se ruajta e sigurisë dhe pastërtia janë objektivat më të rëndësishëm.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit dhe dy punonjës në gjendje të rëndë
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit