Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë diskutimit që është duke u zhvilluar në Kuvendit e Kosovës mbi shkuarjen e tij të martën në dialog me Serbinë, është marr edhe me opozitën.
Ai ka thënë se kjo seancë është për t’i nxjerr mësimet nga gabimet e ish-pushtetit.
“Kemi një problem themelor është se disa që i dëgjova nuk kanë marrë pjesë në këtë seancë por me një seancë tjetër. Kjo seancë nuk është për dialogun. Nuk është në rend dite për takimin e së martës. Kjo seancë është për me i nxjerrë mësimet tona nga gabimet e juaja. 10 vjet dialog tuajin ne duhet ta trajtojmë për me i nxjerrë mësimet për të ardhmen”, ka thënë Kurti.
Ndërsa gjatë replikave të Kurtit është përkujdesur edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca duke kërkuar qetësi nga deputetët.
“Qetësi ju lutem shumë të rëndësishëm këto që po i thotë”, ndërsa në sallë shpesh shpërthenin të qeshurat nga deputetët.
Kurti gjatë fjalimit të tij, ka përdorur edhe cinizmin karshi opozitës, duke theksuar se nuk i ik dialogut, por “e kam veç një lutje në fund mos më rrëzoni edhe njëherë se mandej…”.
“Nuk jam duke i ikur dialogut të përgatitur mirë, nuk po i iku takimeve dhe më vjen keq që për këtë akuzohem prej dikujt që dialogun ia pat lënë ish presidentit, në kohën kur ai e kishte përqafuar projektin e shkëmbimit territorial. Sa i përket takimeve me palën serbe dëmi më i madh në kuptimin me SHBA-në është bërë pikërisht kur i është shtruar tapeti i kuq presidentit të atyre në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë Kurti.
Sipas kryeministrit, shkuarja e tij në dialog është për ta mbrojtur Kosovën.
“Unë mbroj interesin e Republikës së Kosovës si kryeministër por unë nuk flasë vetëm për interesin tonë e vetëm për veten time si palë por flasë edhe për palët. Nuk do ja lë atë pozicion vetëm ndërmjetësit. Jo vetëm çka duam ne pa e shikuar se çfarë është i gjithë konteksti unë flas edhe për palën natyrisht që e mbrojë interesin para se gjithash”, tha ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit