Pas liturgjisë të mbajtur në Kishën Ortodokse – Kelmendi: Kurti ka me na e sjell Serbinë brenda
Publicisti kosovar, Migjen Kelmendi, përmes një statusi në Facebook, e ka kritikuar qeverinë Kurti, pasi të enjten, 10 qershor, Peshkopi, Teodosije, i Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit së bashku me peshkopë dhe besimtarë tjerë, kanë mbajtur shërbesë për herë të parë prej vitit 1998 në Kishën e braktisur, që gjendet në Kampusin e Universitetit të Prishtinës.
“Liturgjia e mbajtën ne kishën politike te Miloseviçit dhe Arkanit ne Prishtinë, është vetëm një fakt që mundesh me e prek me dorë të këtij gabimi historik që 50 për qind e qytetareve te Kosovës e bën tu e votu Kurtin. Parashikimi i Kadri Veselit se ‘Kurti ka me na e sjell Serbinë brenda’ faktohet konkretisht me këtë akt të sotëm ne Kishën politike te Miloseviçit e Arkanit”, ka thënë Kelmendi.
Sipas tij, “e keqja është se ekstrapolimet dhe manifestimet e ardhshme të gabimit historik te 50 për qind e qytetarëve të Kosovës, kanë me e dëmtua dhe rreziku të ardhmen e 100 për qind te qytetareve”.
“Dukej romantike me e votu një djalë të ri, bashke me do tjerë, që premtonin ndryshimin, ndërrimin e pushteteve dhe funksionimin e ligjit në Kosovë”.
“Vetëm 100 ditë ma vonë, krejt kjo prrall që komprometoi shkoqnin kosovare, plasi si flluskë sapuni”.
Kelmendi ka shtuar “se shoqëria kosovare, e cila diku në 50 për qind është rurale, me nivel kulturor folklorik, voton një djalë gjysë të shkolluar që e citon Hegelin – për pa e lexuar”.
“Gabimi nuk është abstrakt. Medoemos ka me e pas edhe manifestimin e jashtëm, njësoj si Shoqëria e Enverit që përshfaqej në atë fukarallëk që e kish ndërruar optin e qytetareve dhe në atë çmendi arkitekturale që kaploi këtë vend komunist”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nikolla takim me senatorin Casini: Italia mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
-
Osmani takohet me Hillary Clinton-in: SHBA-ja vazhdon ta ndihmojë Kosovën
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Nikolla takim me senatorin Casini: Italia mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
-
Serwer: S’ka kuptim që Kosova të kushtëzohet me themelim të Asociacionit për t’u anëtarësuar në KiE