Skuadra e Milan-it është në kërkim të mesfushorëve premtues në Ligën e Parë franceze. Kuqezinjtë aktualisht kanë tre mesfushorë qëndror: Franck Kessie-n, Ismael Bennacer-in dhe Sandro Tonal-in.
Por, duke pasur parasysh se dyshja Kessie – Bennacer do të jetë në Kupën e Kombeve në Afrikë në mesin e sezonit të ardhshëm, Milan-i po kërkon alternativa të reja në mesfushë.
Kupa e Afrikës do të mbahet midis dative 9 janar dhe 6 shkurt 2022. Kessie do të jetë me Kombëtaren e Bregut të Fildishtë, ndërsa Bennacer-i me atë të Algjerisë.
Tashmë, sytë e Milan-it janë hedhur në Francë, pasi më herët kanë transferuar nga ky kampionat Rafael Leao-n, Pierre Kalulu-n dhe së fundmi Mike Maignan-in.
Alternativat e kuqezinjëve në Ligën e Parë franceze janë: Youssouf Fofana i Monaco-s, Boubacar Kamara i Marseille-s dhe Mahdi Camara i Saint-Etienne-it.
Fofana është 22-vjeç, luan si qendërmesfushor dhe këtë sezon është paraqitur në 40 ndeshje me Monaco-n, duke dhuruar edhe tre asiste. Ai ka kontratë me klubin deri në 2024 dhe sipas Transfermarket-it vlerësohet 16 milionë euro.
Kamara ështe 21-vjeç, luan si mesfushor shkatërrues dhe është aktivizuar në 43 ndeshje me Marseille-n këtë sezon, ku ka dhuruar dy asiste. Lojtari ka kontratë me klubin deri në 2022 dhe sipas Transfermarket-it vlerësohet 37 milionë euro.
Camara është 22-vjeç, luan si mesfushor qëndror dhe është aktivizuar në 38 ndeshje me Saint-Etienne-in këtë sezon. Ai ka kontratë deri në 2024 dhe sipas Transfermakret-it vlerësohet 5 milionë euro.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Tani Netanyahu është i rrethuar nga gjeneralët dhe vendi është me Ushtrinë
-
Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit