Festivali i birrës në Gjermani, i njohur si “Octoberfest” u anulua edhe këtë vit.
Kjo nuk është hera e parë, pasi që ky festival nuk u mbajt as vitin e kaluar, për shkak të Pandemisë.
Kryeministri Gjerman Markus Soder ka thënë se vendimin e kanë marrë me një “zemër të rëndë”, shkruan Made for minds, media gjermane.
Pandemia ka detyruar anulimin e festivalit jashtëzakonisht popullor, që ishte planifikuar të mbahet nga data 18 shtator deri më 3 tetor.
Vendimi u mor nga Kryeministri i shtetit bavarez Markus Söder dhe kryetari i Mynihut Dieter Reiter.
Söder duke folur për festivalin popullor u shpreh se “Oktoberfest është festivali më global që ekziston dhe se pandemia nuk është ende nën kontrollin e mjaftueshëm për të lejuar njerëz nga e gjithë bota të mblidhen në çadra”.
“Situata është shumë e pasigurt”, është shprehu ai.
“Distancimi shoqëror, maska dhe masa të reja, janë praktikisht të pamundura për t’u zbatuar” tha Soder.
Që nga themelimi, ky festival shënohet për 70 vite me radhë, çdo vit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Leonarda Cianciulli, sapunbërësja e Corregios: Kam prerë tre gra në copa, ishin sakrifica njerëzore për të më mbrojtur nga një mallkim
-
Një goditje dërrmuese për Izraelin dhe një bast masiv nga ICC-ja
-
Diplomati i lartë izraelit i kërkon AIPAC që të marrë ‘hapa dramatikë’ kundër ICC-së
-
Gjermania thotë se respekton ICC-në, por se Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten