Lajme

7 personat e sanksionuar nga Kosova të dyshuar se bashkëpunojnë me “Hezbollah”, nuk janë shqiptarë


Të enjten e 28 tetorit u publikua lajmi se Qeveri e Kosovës ka sanksionuar shtatë persona dhe një kompani të quajtur “AID-ar Properties”, me veprimtari në Kosovë, nën dyshimin se kanë lidhje me grupin ushtarak të Libanit, Hezbollah.

Të premten, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se këta persona nuk janë shqiptarë.

Sipas MPJD-së, masat e vendosura demonstrojnë angazhimin e Kosovës si pjesë aktive e aleancave ndërkombëtare kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Sanksionet konsistojnë me ngrirjen e aseteve, ndalimin e udhëtimit dhe ndalimin e vënies në dispozicion të fondeve nga individët dhe entitetet në Kosovë.

Në faqen e ZKM-së, janë bërë të ditur edhe emrat e këtyre personave.

Individët ndaj të cilëve janë vënë sanksione janë: Ali Reda Hassan al-Banai, Ali Red al-Qassabi Lari, Abd al-Muayyid al-Banai, Abd al-Rahman Abd-al-Nabi Shams, Yahya Muhammed al-Abd-al-Muhsin, Majdi Fa’iz al-Ustadz, Sulaiman al-Banai, si dhe kompania AlDar Properties.

 

Ndërsa Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte thënë se Kosova është e angazhuar drejtpërdrejtë në luftën kundër terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm përmes afirmimit ligjor, qasjes strategjike dhe veprimeve ekzekutive si dhe pjesëmarrjes aktive në Koalicionin Global.

Qeveria e Kosovës me datë 23 qershor 2020 e ka shpallur si organizatë terroriste krahun politik dhe atë ushtarak të Hezbollahut.

Hezbollah, grup shiit i Libanit, ka punuar me Iranin në Lindje të Mesme, prej kur është themeluar më 1982.

Garda Revolucionare e Iranit, e ka themeluar këtë grup më 1982 për të përhapur Revolucionin Islamik dhe për të luftuar forcat izraelite, që kishin pushtuar Libanin po atë vit.

Hezbollah përkrah ideologjinë islamike shiite të Teheranit, dhe e konsideron liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei si udhëzues politik dhe shpirtëror.

E shpallur nga Shtetet e Bashkuara dhe shtete tjera perëndimore si organizatë terroriste, Hezbollah e ka një krah të fuqishëm ushtarak, që e ka pranuar se është i armatosur dhe i financuar nga Irani.

Përkrahësit e lëvizjes shiite të Libanit Hezbollah marrin pjesë në një paradë për të shënuar Ashura më 20 shtator 2018 në Bejrut. – Ashura përkujton vdekjen e Imam Huseinit, nipit të profetit të besimit mysliman Muhamed, i cili u vra nga ushtritë e rivalit të tij Jezid gjatë pasardhësit të kalifatit pranë Qerbelasë në vitin 680 pas Krishtit.

Çfarë është Hezbollahu?

Përvoja ushtarake e fituar nga luftimet në luftën civile të Sirisë dhe dekada të përleshjeve me Izraelin e kanë bërë grupin e mbështetur nga Irani më të fortë se kurrë, por kërcënimi më i madh me të cilin përballet mund të jetë trazirat në oborrin e shtëpisë së tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore