Lajme

15 pjesëtarë të FSK-së certifikohen në fushën e shëndetit mendor


Fotografia e shkrepur në ceremoninë e certifikimi të 15 anëtarëve të FSK-së në fushën shëndetit mendor

Në Ministrinë e Mbrojtjes, gjatë ditës së enjte është mbajtur ceremonia e certifikimit të 15 pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët janë trajnuar në fushën e shëndetit mendor.

Në ceremoninë përkatëse ku përveç ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, i pranishëm ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe pjesëtare të tjerë të lartë të FSK-së dhe klinikave përkatëse.

Sipas, Mehaj, krijimi i kapaciteteve të profesionistëve të FSK-së për trajtimin e shëndetit mendor, sipas praktikave të ushtrive të vendeve të NATO-s, ka qenë prioritet i dikasterit të cilën ai e drejton.

Mehaj, në fjalimin e tij ka pohuar se përveç përgatitjes profesionale dhe fizike të ushtarakut është e rëndësishme edhe shëndeti mendor i tij.

Ai ka falënderuar edhe ministrin Vitia për krijimin e kapaciteteve në fushën përkatëse duke shprehur që trajnimi përkatës të jetë modul standard në kuadër të doktrinës së FSK-së.

Në fjalimet e tyre ministri Vitia, gjeneral Rama, drejtori Krasniqi dhe kolonel Tahiraj, vlerësuan lartë idenë e ministrit Mehaj, të konkretizuar me sukses dhe shprehën pajtueshmërinë e plotë që bashkëpunimi i ndërsjellë, sikur edhe në fushat tjera, të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore