Lajme

Zulfaj: Në iniciativën Ballkani i Hapur, s’jemi palë e barabartë, në procesin e Berlinit e kemi të garantuar barazinë


Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti

Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova nuk do të jetë pjesë e iniciativës Ballkani i Hapur, pasi sipas tij, Serbia nuk e pranon Kosovën si palë të barabartë.

“Vuçiç i bëri thirrje Prishtinës për pjesëmarrje, Përparim Rama është kryetar, kurse kryeministër i Kosovës është Albin Kurti, Serbia nuk e njeh Kosovën dhe nuk mund ta pranojë si palë të barabartë në procesin e Berlinit, por aty e kemi të garantuar barazinë dhe aty synojmë t’i arrijmë marrëveshjet”, tha Zulfaj në RTV Dukagjini.

Sipas tij, në deklaratën e Eskobarit u kërkuar që mos të dyfishohen iniciativat rajonale, por edhe të marrin pjesë të gjitha vendet në nivel të barabartë.

“Shikoni çfarë marrëveshje janë arritur sot, marrëveshje për njohjen e diplomave, ne ka një vit e sa që punojmë për njohjen e diplomave dhe pengesë për arritjen e kësaj marrëveshje është Serbia. Në vend që t’i bëjmë presion Serbisë që t’i pranojë diplomat e Kosovës në procesin e Berlinit, Edi Rama i ka hap udhë që këtë mos ta bëjë në Ballkanin e Hapur”, shtoi ai.

“Ne e kuptojmë që mund të ketë më shumë turisë nga Serbia në bregdetin shqiptar, por kjo nuk duhet të bëhet në kurriz dhe në dëm të shtetit të Kosovës”.

Ai ka thënë se Serbia nuk i zbaton marrëveshjet e nënshkruara, e cila sipas tij, “është gjithmonë bllokues”.

“Ne dëshirojmë që jemi në proces ku të gjitha vendet demokratizohen, në anën tjetër në procesin e Berlinit kemi edhe fonde, janë 9 miliardë nëse arrijmë të krijojmë një fond të përbashkët rajonal”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore