Shqipëria

Zjarri në fabrikë/ Gjendet trupi i pajetë i 32 vjeçarit


Policia e Shtetit njofton se mëngjesin e 27 marsit,  pas kërkimeve intensive dhe  të pandëprera, zjarrëfiksit bënë të mundur gjetjen e  trupit të pajetë.

Dyshohet se trupi i përket shtetasit Arjan Sala, 32 vjeç.

Sala punonte si punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private pranë qendrës tregtare Casa Italia.

Njoftohet se grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Zjarri ra nё njё magazinë me një sipërfaqe prej 1 mijë metra katrorë. Kjo magazinë ishte dhënë me qera një subjekti privat për tregtimin e rrobave.

Zjarri mori përmasa të mëdha për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme.

Pasi shpëtoi 25 punonjёs tё tjerё, shefi i sigurisё Arjan Sala, mbeti i bllokuar në katin e nëndheshëm të magazinës.

Familjarët, që prej pasdites së 24 marsit, kërkuan që të bëhej e mundur nxjerrja e trupit të pajetë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore