Euro 2020

Zidane ende në pritje të Francës


“L’Equipe” raporton mbi planet e ish-trajnerit të Real Madrid-it, Zinedine Zidane. 49-vjeçari ka refuzuar ofertat që kanë ardhur në drejtim të tij dhe kërkon vetëm Kombëtaren e Francës.

Zidane u largua nga drejtimi i Real Madrid-it në përfundimin e sezonit të shkuar, por ai ende jeton në Madrid. Dy djemtë e tij gjithashtu janë pjesë e të rinjëve të Real Madrid-it.

Sidoqoftë, ajo për të cilën Zidane po pret duket e pamundur, së paku deri në vitin 2022. Federata Franceze e Futbollit vendosi t’i besojë Didier Deschamps-it edhe Kupën e Botës 2022.

Edhe pse dështoi në Euro 2020, Deschamps-it i besohet nga federata, pasi ai arritit të fitonte Kupën e Botës në 2018.

Dy ish-yjet e Juventus-it dhe Frances në 1998, Deschamps-i dhe Zidane, fituan Kupën e Botës. Një gjë të tillë, Zidane kërkon ta realizojë edhe si trajner, pasi ka fituar pothuajse çdo trofe me Real Madrid-in.

Gjithsesi edhe pse Deschamps-i u konfirmua në krye të “Gjelave” sipas të përditshmes franceze “L’Equipe”, Zizu nuk e ka problem të presë deri në 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore