Sport

Zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, kandidati Prodani denoncon shkeljet


Në Ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) po mbahen zgjedhjet për kryetarin e Shoqatës së Futbollit Tiranë.

Një prej kandidatëve në garë, Eduard Prodani ka denoncuar shkeljet që janë bërë në këto zgjedhje.

Pasi ka konstatuar se në sallë ishin më shumë delegat në numër sesa ishte përcaktuar më herët, Prodani është larguar.

Kujtojmë se në bazë të të dhënave nga FSHF-ja, kjo shoqatë përfaqësohet nga 41 delegatë.

“Atëherë, siç prisnim në sallën e asamblesë gjetëm më shumë sesa numri i duhur i delegatëve. Duhet ta dini që kam insistuar që të jepej numri i delegatëve. Ka qenë manipulim i listës së delegatëve”, tha Prodani ne dalje nga ambientet e FSHF-se.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore