Sport

Di Gregorio shpallet portieri më i mirë i Serie A 2023-24


Michele Di Gregorio

Michele Di Gregorio i Monza-s është shpallur portieri më i mirë i Serie A për sezonin 2023-24.

Lega Serie A konfirmon në X, dikur Twitter, se italiani Di Gregorio është shpallur portieri më i mirë në ligë këtë sezon.

26-vjeçari ishte në listën e ngushtë për çmimin së bashku me Marco Carnesecchi të Atalanta-s dhe Wojciech Szczesny të Juventus-it.

Një tjetër portier italian, Ivan Provedel i Lazio-s, doli fitimtar në sezonin 2022-23 pasi mbajti 21 porta të paprekura gjatë gjithë sezonit.

Di Gregorio ka mbajtur 14 porta të paprekura këtë sezon në Serie A, duke pësuar 35 gola në 33 ndeshje.

Di Gregorio është lënë jashtë skuadrës paraprake të Italisë për Euro 2024, me Luciano Spalletti-n që ka zgjedhur Gigio Donnarumma, Guglielmo Vicario, Alex Meret dhe Provedel.

Kontrata e Di Gregorio me Monza-n skadon në qershor 2027, por portieri italian është shfaqur si objektivi kryesor i transferimit të Juventus-it. “Zonja e Vjetër” tashmë ka nisur bisedimet paraprake me Monza-n dhe agjentin e lojtarit dhe e sheh Di Gregorio si trashëgimtarin ideal të Szczesny-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore