Lajme

Zgjedhjet mund të mbahen në pranverë, sipas Haradinajt


Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se zgjedhjet e përgjitshme mund të mbahen në pranverën e këtij viti, e jo sipas kalendarit të rregullt zgjedhor, meqë në vlerësimin e tij vendi tashmë është në fushatë zgjedhore.

“Kjo që po ndodh është aromë zgjedhje. Të gjithë po bëhen gati për zgjedhje, jemi në fushatë. Është e dhimbshme nëse partitë shpenzojnë dhjetëra e mijëra euro duke thënë se ne jemi fituesi. Kështu ndodhi mashtrimi me Kurtin atëherë”, thotë Haradinaj në një intervistë për agjencinë e lajmeve Kosova Press.

Sipas ish-kryeministrit të Kosovës partitë në përgjithësi po mundohen të pozicionohen në mendjen e qytetarëve si opsion.

“Nëse flasim për Aleancën, ne asnjëherë nuk jemi mërzitur për sondazhet apo rezultatet e porositura. Nuk mërzitemi pasi e dimë gjendjen që është në vend dhe besimin e qytetarëve në secilin subjekt”, ka shtuar ai.

Ndryshe Albanian Post raportoi ditë më parë planin e ri të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për të dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme në gusht të vitit 2024.

Një lëvizje e tillë e mundshme nga Kurti mund të merret marrë për bazë faktin se në muajin gusht diaspora kosovare në numër të madhe, siç rëndom, ndodh kthehet në Kosovë për pushime.

Kurti, i vetëdijshëm për këtë ndryshim potencial elektoral, po tenton të luaj kartat e tij në harmoni me këtë dinamikë të diasporës, një lëvizje që nënvizon një hendek të thellë midis vizionit të tij për zgjedhje dhe dëshirës së komunitetit ndërkombëtar për stabilitet dhe përputhje me marrëveshjet e vendosura.

Qeveria e Kurtit, duke shprehur dëshirën për të konsoliduar pushtetin para kësaj ngjarjeje ndërkombëtare, duket se po vendos në mënyrë të kujdesshme kohën politike të Kosovës në sinkron me dinamikat globale.

Albin Kurti i do Zgjedhjet në gusht të 2024

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore