Lajme

Zelensky i drejtohet ukrainasve: Ne nuk do t’i ulim armët


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar përmes një video-je se Ukraina nuk do të ndalojë së mbrojturi veten nga agresori rus.

Në këtë drejtim, ai u bëri thirrje bashkëqytetarëve që të mos besojnë në falsifikimet propagandistike.

Kështu thuhet në videomesazhin e ri të kreut të shtetit, të publikuar mëngjesin e sotëm. Presidenti e regjistroi atë pranë Zyrës në Bankovaya-s.

“Mirëmëngjes, ukrainas. Tani në rrjet janë shfaqur shumë informacione false, sikur i bëj thirrje ushtrisë sonë të ulë armët dhe është duke u evakuuar. Kjo është toka jonë, vendi ynë, fëmijët tanë dhe ne do ta mbrojmë të gjithën”, siguroi presidenti ukrainas.

Gjatë natës, Forcat e Armatosura të Ukrainës zmbrapsën sulme të fuqishme dhe shkatërruan qindra pajisje të forcave ruse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore