Lajme

Zelensky dënon dy gjeneralë të Sigurisë së Brendshme për tradhti


Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka njoftuar heqjen e gradës së dy gjeneralëve ukrainas.

Bëhet fjalë për ish-drejtuesit e Drejtorisë kryesore të Sigurisë së Brendshme të SBU-së Andriy Naumov dhe Drejtorisë së Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës në rajonin Kherson Serhiy Krivoruchko.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat ukrainase që citojnë deklaratën në video-mesazhin e Zelensky-t, të postuar në kanalin e tij “Telegram”.

“Sot është marrë një vendim tjetër – për anti-heronjtë. Tani nuk kam kohë të merrem me të gjithë tradhtarët. Por gradualisht ata të gjithë do të ndëshkohen. Rajoni i Kherson-it, Krivoruchko Sergey Alexandrovich”, solli në vëmendje presidenti ukrainas.

Ata ushtarakë të niveleve më të larta, shtoi Zelensky, që diçka i pengoi të vendosnin se ku është atdheu i tyre, “sigurisht do të privohen, në përputhje me Neni 48 i statutit disiplinor të Forcave të Armatosura të Ukrainës, gradat më të larta ushtarake”.

Këta të fundit, sipas tij, shkelën betimin ushtarak të dhënë popullit ukrainas për të mbrojtur shtetin, lirinë dhe pavarësinë e Ukrainës.

“Gjeneralë të rastësishëm nuk ecin në të njëjtën udhë me ne. Ndërsa për heronjtë e vërtetë nga Shërbimi i Sigurimit – e njëjta mirënjohje absolute për të gjithë ata që mbrojnë sinqerisht shtetin tonë. Ka vërtet shumë heronj në mesin e atyre që shërbejnë!”, theksoi në përmbyllje kreu i shtetit ukrainas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore