Lajme

Vuçiç thotë se do të vazhdojë ta mbështesë Republika Srpska-n në Bosnje


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se pas vendimit për dënimin e mohimit të gjenocidit të Srebrenicës nga Valentin Inzko, nuk do të heqë dorë nga mbështetja ekonomike dhe mbështetje të tjera ndaj Republikës Sërbska.

“Të imponosh dhe të deklarosh vendime që vinë nga jashtë, asnjëherë nuk mund të sjellësh rezultate të mira”, tha Vuçiç kur u pyet nga gazetarët pasi doli nga ceremonia e pritjes së atletëve serb.

“Ne po i ndjekim me shumë vëmendje ngjarjet në Sarajevë dhe në Banjallukë, dhe kam shumë frikë se atmosfera në Bosnje dhe Hercegovinë është shumë më e nxehtë se sa ka qenë në nënshkrimin e marrëveshjes së Dejtonit”.

Presidenti serb tha gazetarëve se me 4 gusht bëhen “26 vjet që nga persekutimi kroat ndaj serbëve i operacionit Stuhia”, të cilën e quajti “spastrimi etntik më i madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Gjatë asaj dite ai tha se do të bisedojë me përfaqësuesit e Repubikës Serbe brenda Bosnjës, dhe se do të propozojë dialog me boshnjakët për të “ndërtuar marrëdhënie vëllazërore”.

Vuçiç tha se serbët dhe boshnjakët duhet të jetojnë së bashku dhe të bashkëpunojnë.

Ai ndër të tjera tha Republika Sërbska po humbet dhe se “ata që sjellin vendime të këtilla ndaj serbëve nga jashtë, kurrë s’kanë fituar”.

”Çka fitojmë prej një konflikti të ri? Kur njerëzit mendojnë për konflikte nuk mund të mendojnë se tjerët e pësojnë, sepse pësojmë të gjithë ne, dhe pastaj s’ka kthim mbrapa”.

Pyetur për ndeshjen futbollistike të së hënës ku tifozët e Partizanit brohoritën me fyerje ndaj tij, ai tha se për këtë gjë po dëgjon prej gazetarëve.

“Unë s’kam asnjë me problem me ato [fyerje që brohorasin], jam i interesuar vetëm për paqen dhe rendin”.

Pyetjeve që u bënë në lidhje me akuzat për afërsinë me klanin kriminal të Belivukut Vuçiç iu përgjigj se “nuk ka njeri që u beson atyre, urrejtja e tyre është patologjike. Ata s’mund të bëjnë politikë më mirë se ne, kështu që duan të shkatërrojnë jetët dhe familjet tona, duke krijuar atmosferë negative që do të na qonte në kush e di ku”.

Ndër të tjera ai tha se nuk e ka ditur që anëtarë të bandës së Belivukut kanë marrë pjesë në ceremoninë përuese të tij si president i Serbisë, e as që ka shpërthyer dhunë në stadiume të futbollit për shkak të fyerjeve që janë bërë ndaj tij.

Vuçiç e mohoi se Belivuk ishte anëtar i partisë së tij progresive, dhe tha që le të vjen Belivuku e ta dëshmojë një gjë të tillë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore