Lajme

Vijon rezistenca ukrainase kundër trupave rusë


Që nga ora 18:00 – ora lokale në Ukrainë – Forcat e Armatosura Ruse vazhdojnë bombardimet përgjatë gjithë linjës së kontaktit në rajonet Donetsk dhe Luhansk.

Në zonën e fshatit Pishchevyk, forcat pushtuese ruse u përpoqën të depërtojnë, por dështuan. Ushtarët ukrainas shkatërruan katër tanke të armikut dhe territori është tani nën kontrollin e ushtrisë ukrainase.

Situata atje është në një kaos tërësor, ku lajme të shumta po qarkullojnë mbi luftimet që po zhvillohen në Ukrainë.

Ato filluan në orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, i shpalli luftë Ukrainës dhe urdhëroi të nisnin bombardimet.

Ngjarjet përshkallëzuan në mënyrë kritike, teksa forcat ukrainase kanë luftuar dhe është raportuar për mbi 50 ushtarë rusë të vrarë prej tyre.

Po ashtu, edhe nga pala ukrainase, janë vrarë mbi 40 persona. Prej tyre, mendohet se pjesa më e madhe janë ushtarë.

Por, është raportuar edhe për viktima civile.

Lexo ngjarjen e plotë duke klikuar KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore