Në Spanjën verilindore, në rajonin Huesca, jo shumë larg kufirit me Francën, ekziston një fshat i vogël idilik i quajtur Aguero. Mirëpo, ajo që e bën fshatin Agüero të veçantë dhe pse alpinistët nga e gjithë bota vijnë këtu, është formacioni mahnitës i shkëmbinjve që ngrihen 200 metra mbi fshat.
I ashtuquajturi Mallos de Agüero, Los Mallos, është një zgjatim i Pirenejve, i cili mbyll luginën e lumit Gallego në anën veriore. Formimi i shkëmbit është po aq i vjetër sa edhe Pirenejtë, rreth 65 milionë vjet. Erozioni i erës dhe ujit i kanë krijuar këto monolite të mrekullueshme prej argjile dhe guri ranor që ngrihen pothuajse në mënyrë mbrojtëse mbi fshatin dhe luginën.
Më mbresëlënës është shkëmbi që është i ndarë nga pjesa tjetër e formacionit, Peña Sola. Gjithashtu, jo shumë larg Agüero-s është shpella Al-Foraz, kështu që ky vend është i përsosur për ata që duan të gjejnë qetësi dhe të ikin nga tollovia e qytetit në paqen e natyrës. Është një destinacion popullor sidomos për alpinistët, speleologët dhe paraglajdistët, entuziastët e raftingut dhe skijimit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
VOA artikull për veriun e Shqipërisë: Zona me pasuri turistike ende të pashfrytëzuara
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
-
Tarifë hyrje në Venecia – por shumica e turistëve nuk do të paguajnë
-
Forbes: Shqipërinë, për një aventurë emocionuese larg turmave
Lajmet kryesore
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
-
Izraeli po e torturon Marwan Barghoutin, Mandela palestinez tashmë nuk njihet
-
Humbën ndaj “Frontit Evropian”, liderët e “VLEN”-it takohen me Kurtin – i përgëzon për rezultatin