Shqipëria

Veliera e braktisur në ujërat ndërkombëtare ankorohet në portin e Sarandës


Një veliere është gjetur e braktisur në ujërat ndërkombëtare këtë të mërkurë të 14 qershorit.

Mësohet se mjeti i lundrimit është pikasur nga një anije peshkimi.

Me njoftimin se veliera po lundronte pa ekuipazh ne bord, forcat e Komisariatit të Policisë Kufitare kanë shkuar në vend dhe e kanë tërhequr atë.

E quajtur “Bavaria 50”, veliera është ankoruar në Portin e Peshkimit të Sarandës.

Nga ana tjetër, vijojnë hetimet për arsyet se pse ajo është braktisur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore