Përballje

Uzuni shënon dy gola në fitoren e Ferencvaros-it


Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, ka shënuar dy gola në fitoren me rezultat 0:7, që skuadra e tij, Ferencvaros mposhti ekipin Tokol, në kuadër 1/16-ve të finales së kupës hungareze.

Sulmuesit shqiptar iu besuan dy penallti në këtë ndeshje, ku në të dyat Uzuni u tregua i saktë, duke mposhtur portierin kundërshtar dy herë brenda katër minutave.

Ferencvaros-i po fitonte me rezultat 0:1, teksa dy golat e sulmuesit nga Berati në minutat 15-të dhe 19-të e dërguan rezultatin e ndeshjes në 0:3.

Ndërkohë për Ferencavor-in nga dy herë shënuan Kristoffer Zachariassen e Oleksandr Zubkov dhe një gol në fund e realizoi Robert Mak

Uzuni luajti për të gjithë takimin në këtë ndeshje, i cili tregoi se është në formë të mirë për ndeshjet e nëntorit të kombëtares kuqezi.

Ndërkaq, Uzuni gjithsej ka shënuar 28 gola në 57 paraqitje me gjigantin hungarez në të gjitha garat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore