Lajme

Ushtria amerikane bastis gabimisht punishten në Bullgari


Një punishte në Bullgari, gjatë një dite normale pune, pati disa vizitorë aspak të zakontë. Shtatë ushtarë amerikanë të armatosur, hynë në punishte dhe u kërkuan punëtorëve të uleshin në tokë e të mos i kundërshtonin.

Pasi kontrolluan ambientin, ata u larguan. E gjithë kjo ngjarje është kapur dhe filmuar nga kamerat e sigurisë se punishtes në pronësi të kompanisë inxhinierike KIM.

Marin Dimitrov, i cili zotëron kompaninë KIM në Cheshnegirovo, u tha gazetarëve të mërkurën se ai kishte ngritur një padi kundër atyre që ishin përgjegjës për incidentin më 11 maj.

Ky simulim i ushtarakëve po zhvillohet në kuadër të stërvitjes Swift Response 21, e cila po mbahet në Estoni, Bullgari dhe Rumani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore