Teknologji

Twitter kërkon që përdoruesit të kenë llogari për të parë postimet, Elon Musk e quan masën emergjente


Twitter ka njoftuar se tani do të kërkojë përdoruesve të kenë një llogari në platformë për të parë postimet, dhe Elon Musk e ka quajtur këtë lëvizje si një “masë emergjente”.

Sipas raporteve, përdoruesve që tentojnë të shikojnë përmbajtje në platformë do t’u kërkohet të krijojnë një llogari ose të kyçen në llogarinë e tyre ekzistuese për të parë postimet në Twitter.

Centang Biru Dikembalikan, Ini Cara Dapat Tanpa Langganan Twitter Blue

Musk ka shprehur më parë pakënaqësi ndaj firmave të Intelegjencës Artificiale si OpenAI dhe të tjera, që përdorin të dhënat e Twitter për të trajnuar modelet e tyre gjuhësore.

Kompania ka ndërmarrë një sërë masash për të rikthyer reklamuesit që u larguan nga platforma kur Elon Musk bleu Twitter-in, dhe për të rritur të ardhurat nga abonimet duke e bërë shënjat e verifikimit me pagesë në kuadër të Twitter Blue.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore