Shqipëria

Tronditet Skrapari, vetëdigjet një 52-vjeçar


Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e ditës së shtunë fshatin Strorë në Skrapar. Policia raporton se shtetasi A.B., 52 vjeç, është vetëdjegur me benzinë në dalje të fshatit.

Nga dëshmitë e mbledhura 52-vjeçari, ka dalë herët nga shtëpia dhe ka blerë një bidon benzinë. Pastaj ai e ka hedhur benzinën në trup duke i vënë flakën vetes.

Trupi i djegur është gjetur nga kalimtarë të rastit, pastaj është njoftuar policia.

Mësohet se ai ishte babai i katër fëmijëve dhe sipas policisë, ai vuantë nga probleme të shëndetit mendor.

Gjithashtu policia shtoi duke thënë se viktima kishte tentuar disa herë të kryente vetëvrasje.

Trupi i pajetë ndodhet në burgun e spitalit rajonal të Beratit. 52-vjeçari do t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore