Lajme

Tre të vdekur dhe 49 raste me COVID-19 në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar tre të vdekur nga COVID-19 dhe 49 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga një mijë e 494 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHP-së në 24 orët e fundit janë shëruar 346 pacientë, duke e çuar në 98 mijë e 223 raste, numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me më së shumti raste pozitive është komuna e Prizrenit me gjithsejtë 11 persona të infektuar derisa në komunat tjera numri i të infektuarve është më i vogël.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (88, 68 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 106 mijë e 538 kurse numri i rasteve aktive është gjashtë mijë e 102.

Ndërsa një ditë më parë kanë humbur jetën edhe dy persona nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore