Shqipëria

Transportonte me mjetin emigrantë të paligjshëm, në pranga 33-vjeçari


Arrestohet një 33-vjeçar i cili po transportonte katёr emigrantë të paligjshëm.

Bёhet fjalё pёr shtetasin Dorjan Xhani, 33 vjeç, banues në Peshkopi.

Shërbimet e policisë rrugore, kanë kapur në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë vendit të quajtur “Enkelana”, shtetasin D. Xh., njoftoi policia e Pogradecit.

33-vjeçari po transportonte në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Opel”, 4 emigrantë të paligjshëm.

D.Xh. kishte siguruar 500 shpёrblim prej secilit, duke i’u premtuar emigrantёve kalim drejt vendeve tё BE-sё.

Ngjarja i ka kaluar prokurorisё sё rrethit gjyqёsor Pogradec pёr veprimet e mёtejshme hetimore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore