Euro 2020

Tjetër rast pozitiv me COVID-19 nga Spanja


Problemet me coronavirus te Kombëtarja e Spanjës nuk kanë të ndalur, kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga fillimi i Kampionatit Evropian, “Euro 2020”.

Pas Sergio Busquets, tani edhe mbrojtësi Diego Llorente ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Spanjës, të cilët nëpërmjet një komunikate për media, kanë njoftuar se mbrojtësi i skuadrës Leeds United, do të largohet nga grumbullimi i ekipit kombëtar.

Derisa, trajneri i përfaqësueses “La Roja”, për të qenë i gatshëm ndaj ndonjë problemi tjetër rreth infektimit, në listën rezervë, ka thirrur edhe pesë futbollistë tjerë si: Brais Méndez, Rodrigo Moreno, Fornals, Carlos Soler,Kepa dhe Albiol.

UEFA u ka dhënë skuadrave kohë, deri në fundjavë për të bërë ndryshime në ekipet e tyre nëse ka ndonjë dëmtim të ri ose shpërthime të Covid-19.

Mirëpo, në rast të paraqitjes së rasteve të reja, atëherë pjesëmarrja e Spanjës në Evropian, do të ishte diskutabile.

Kujtojmë që Spanja, ndeshjen debutuese të Kampionatin Evropian, do ta zhvillojë përballë Suedisë më 14 qershor, teksa përveç tyre, në grupin E, bëjnë pjesë edhe Polonia e Sllovakia.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore