Lajme

Tetovë, një ditë pas tragjedisë


Tetovë: Qendra modulare COVID-19 një ditë pas shpërthimit

Në spitalin e Tetovës, rreth orës 21:00 të mërkurës së 8 shtatorit kishte shpërthyer zjarri në Qendrën modulare të COVID-19, ku 14 persona mbetën të vdekur, ndërsa 12 të tjerë të lënduar.

Presidenti i vendit ka kërkuar nga institucionet e shtetit të bëhet një hetim i plotë lidhur me shkaktarët që kanë dërguar në shpërthimin e zjarrit.

Për shkak të tragjedisë në Tetovë, shteti maqedonas ka shpallur tri ditë zie.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore