Lajme

Tetë të vdekur dhe qindra të plagosur në festivalin Astroworld të Travis Scott


Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur të premten e 5 nëntorit në Festivalin Astroworld të reperit, Travis Scott, të mbajtur në Houston.

Lajmë është bërë i ditur nga shefi i Departamentit të Zjarrfikësve, Samuel Peña.

Në media qarkullojnë video ku duken qindra njerëz që nxitonin të hyjnë në festival -duke trokitur mbi detektorë metalikë dhe duke injoruar personelin e sigurisë.

Njëmbëdhjetë persona janë dërguar në spital dhe rreth 300 të tjerë po trajtohen për lëndime të tilla si prerje dhe mavijosje në ngjarjen, ku morën pjesë 50 mijë njerëz.

Organizatorët e Astroworld nuk kanë reaguar ende për ngjarjen.

Festivali i tretë vjetor Astroworld, ishte planifikuar të zhvillohej nga e premtja deri të shtunën.

Ai ishte planifikuar të prezantonte artistë duke përfshirë SZA, Bad Bunny dhe 21 Savage.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore